Sport
Lajmi i fundit: Muriqi fluturon drejt Spanjës, sot pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore
Demokracia
18:13 | 27 Janar 2022

Share:

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka pranuar një ofertë nga Mallorca e Spanjës dhe pritet të fluturojë në gadishullin iberik ditën e sotme për të kryer testet mjekësore.

Gazeta spanjolle “Diario de Mallorca” deklaron se Muriqi do të transferohet në skuadrën e re në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për 26 vjeçarin, të rikthehet në gjendjen që ishte tek Fenerbahçe, ku dhe cilësohej një nga sulmuesit më të mirë të Superligës së Turqisë. /Demokracia.com

Të ngjashme