Skuadra e Gjilanit sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror në Antalia të Turqisë.
“Kuqebardhët” do të sfidohen nga ekipi kazak, Shakhter Karagandy, në qytetin bregdetar turk, raporton Demokracia.com.
Kjo përballje kontrolluese për dallim nga herat tjera luhet në një orar të çuditshëm.
Dueli me kohën lokale në Kosovë nis nga ora 09:30.
Formacioni zyrtar i Gjilanit: Enea Koliçi, Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni, Blerim Krasniqi. /Demokracia.com/