Sport
Liverpool kthehet të fitorja, mposht të fundit në tabelë Sheffieldin
Demokracia
22:11 | 28 Shkurt 2021

Share:

Liverpool i është kthyer fitores. Sonte e ka mposhtur pa shumë telashe Shieffield me rezultat 0:2.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, me të riun Cutris Jones që ka zhbllokuar takimin në minutën e 48-të.

Në moshën 20 vjeç e 29 ditë, Jones është bërë lojtari më i ri i Liverpool-it që shënon në një transfertë të Premier League pas Raheem Sterling në dhjetorin e 2014-ës (20 vjeç e 18 ditë).

Të Kuqtë kanë dyshuar avantazhin në minutën e 64-të falë një autogoli të Bryan, që ka ardhur pas një aksioni të bukur individual të Firmino-s.

Ky ka qenë edhe goli numër 7.000 i Liverpool-it në kampionatin anglez, duke u bërë skuadra e dytë që e arrin këtë shifër, pas Everton-it (7.108 gola).

Skuadra e Klopp mban vendin e gjashtë në renditje me 43 pikë, ndërsa Sheffield të fundit me 11 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme