Kombëtarja e Egjiptit ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës.
Egjipti e mundi vetëm pas ekzekutimit të penalltive Bregun e Fildisht, ngase 90 minutat dhe vazhdimet u mbyllën baras 0-0, shkruan Demokracia.com.
Nga 11-metërshat më të saktë u treguan futbollistët egjiptas që në fund iu gëzuan fitores 5:4.
Bailly ishte lojtari i Bregut të Fildisht që humbi penalltinë, ndërsa Salah me golin e pestë i siguroi “biletën” Egjiptit për kalim tutje.
Egjipti në çerekfinale do të ketë punë me Maroccon. /Demokracia.com/