Një tjetër përforcim i njohur ka ardhur për skuadrën e FC Onix.
Skuadra nga Banja ka arritur marrëveshje ne sulmuesin e njohur kosovar, Almedin Murati.
Murati është sulmues i dëshmuar në futbollin kosovar, së fundmi ka qenë pjesë e KF Arbëria por më parë ka luajtur edhe për KF Vëllaznimi dhe FC Drita.
Njoftimi i plotë nga FC Onix:
FC Phoenix-Banjë – Sot FC Phoenix ka arritur marrëveshje me sulmuesin Almedin Murati.
– Murati është sulmues i dëshmuar në futbollin Kosovar, së fundmi ka qenë pjesë e KF Arbëria por më parë ka luajtur edhe për KF Vëllaznimi dhe FC Drita.
– FC Phoenix i dëshiron mirëseardhje Almedinit dhe shumë suksese me ekipin tonë. /Demokracia.com