Vushtrria po e shfrytëzon shumë mirë afatin kalimtar të janarit, shkruan Demokracia.com.
Sot ekipi vushtrrias që po e kërkon rikthimin në elitën e futbollit kosovar ka prezantuar dy supërlanetë të cilët vijnë nga shkolla e futbollit FC Forca. Ata kanë nënshkruar kontratë profesionale dhe besohet se kanë të ardhme të ndritur në këtë skuadër.
Postimi pa ndërhyje i FC Vushtrrisë:
Super talentët e regjionit të Mitrovicës Medin Gashi dhe Amsal Krasniqi i bashkohen FC Vushtrrisë ?
Të dy të ardhur nga Shkolla e Futbollit FC FORCA nga Vushtrria, të cilët e falenderojmë për bashkëpunim.
Talentë të jashtëzakonshëm e me të ardhme të ndritur para vetes së tyre.
Mirësevini e shumë suksese!. /Demokracia.com