Është arrestuar autori i dyshuar që ka vendosur tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, presidentit të FSHF.
Policia ka vendosur në pranga shtetasin Arlen Hasanaj, në moshën 34-vjeçare dhe që banon në Durrës, njoftojnë mediat shqiptare, përcjell Demokracia.com.
Mësohet se ai nuk është një person me precedent të mëparshëm penal.
Një ditë më parë rreth orës 22:20 ndodhi një shpërthim i fortë në oborrin e banesës së Dukës.
Brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe djali i Dukës, ndërkohë ky i fundit shkoi në banesë vetëm pasi mori vesh për ngjarjen./Demokracia.com/