Skuadra e Ulpianës ka shënuar fitore në miqësoren e sotme kundër skuadrës elitare të futbollit të Kazakistanit, FC Taraz, me rezultat 1:0, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Golin e fitores për skuadrën nga Lipjani e realizoi Marclei Cesar.
E pas kësaj ndeshje stafin dhe futbollistët e Ulpianës i ka vizituar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri.
Gjatë këtij takimi, sipas njoftimit të FFK-së, krerët e Federatës u njoftuan nga stafi i skuadrës lipjanase për kushtet e mira të akomodimit në bregdetin turk dhe për punën e bërë deri më tash.
Në anën tjetër, numri një i FFK-së i inkurajoi futbollistët dhe stafin e këtij klubi të punojnë me përkushtim, teksa i përgëzoi edhe për fitoren e arritur sot në miqësoren kundër skuadrës elitare të futbollit kazak.
Ai po ashtu uroi që skuadra të vazhdojë dhe ta mbyllë këtë fazë përgatitore pa lëndime dhe të jetë sa më e gatshme për stinorin pranveror.
Të rikujtojmë se Ulpiana e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e parafundit në BKT Superligë, por me paraqitjet e treguara fitoi simpatinë e madhe të dashamirëve të futbollit./Demokracia.com/