Sadio Mane ka qenë protagonist në fitoren e Kombëtares së Senegalit në Kupën e Afrikës kundër Cape Verdes.
Sulmuesi i Liverpoolit shënoi golin e parë në fitoren 2:0 ndaj Kombëtares së Cape Verdes, shkruan Demokracia.com.
Mane e konkretizoi me gol një rast në minutën e 63-të nga afërsia.
Anësori senegalez e la të shtangur portierin kundërshtar me një goditje të saktë.
Shtatë minuta më vonë Mane u zëvendësua nga Dieng.
Më poshtë mund ta shihni golin e Manes. /Demokracia.com/