Sport
Trajneri italian dënohet rëndë, pasi ofendoi futbollistin shqiptar në mënyrë raciste
Demokracia
19:11 | 28 Shkurt 2021

Share:

Në dhjetor të vitit të kaluar u regjistrua një ngjarje e pakëndshme në ndeshjen mes dy skuadrave italiane në Serinë D, Trento dhe San Sedico.

Trento ku luan futbollisti shqiptar, Grasjan Aliu, triumfoi me rezultatin 3:2 asokohe, por sulmuesi durrsak u përball me një situatë të pakëndshme. 31-vjeçari u fye për kombësinë e tij shqiptare nga trajneri kundërshtar, Luca Tioco, i cili e quajti: “Shqiptar m***”, shkruan panoramasport, transmeton Demokracia.com.

Ky i fundit është dëgjuar nga gjyqtarët, që gjatë ndeshjes kishte fyer futbollistin shqiptar nga kombësia. Federata në atë kohë, mori vendimin për ta përjashtuar trajnerin nga aktivitetet futbollistike për 4 muaj.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar këtu, pasi Prokuroria e Trentos e ka përjashtuar për 5 vite nga aktivitetet futbollistike trajnerin Tioco, duke e larguar kështu përfundimisht nga futbolli. /Demokracia.com

Të ngjashme