Sport
SC Gjilanin në Antali e viziton edhe presidenti i klubit, Florim Zuka
Demokracia
17:34 | 25 Janar 2022

Share:

Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka e ka vizituar ekipin në përgatitjet që po zhvillohen në Antalia të Turqisë.

I pari i klubit është informuar nga afër në lidhje me fazën përgatitore e cila është duke u kryer në tokën turke, njofton faqja zyrtare e gjilanasve, përcjell Demokracia.com.

Zuka ka përshëndetur edhe futbollistët, teksa u ka uruar atyre suksese në fazën përgatitore dhe ndeshjet miqësore të cilat janë në plan për t’u zhvilluar.

Kujtojmë se në vizitë te ekipi ishin edhe drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës me ç’rast u informuan për fazën përgatitore dhe diskutuan për projektet në ardhje që kanë të bëjnë me klubet.

Gjilani e mbylli stinorin vjeshtor në elitën e futbollit kosovar si lider me 35 pikë, një më shumë se Drita dhe dy më tepër se Ballkani.

“Kuqebardhët” këtë edicion synojnë titullin e kampionit për herë të parë në histori. /Demokracia.com/

Të ngjashme