Sport
Policia italiane po ruan shtëpinë e talentit serb, shkak kërcënimet e tifozëve të Fiorentinës
Demokracia
17:02 | 25 Janar 2022

Share:

Dushan Vlahoviq është një hap larg transferimit në Juventus dhe marrëveshja është ende në pritje.

Bomba e publikuar nga mediat italiane shkaktoi revoltën e tifozëve të Fiorentinës, të cilët kanë një urrejtje të madhe për Juventusin, ndaj nuk mund ta pranojnë faktin që futbollisti i tyre më i mirë po kalon në radhët e rivalit më të madh.

Para stadiumit të Fiorentinës janë shfaqur pankarta dhe kërcënime, të cilat i kushtohen Vlahoviqit me rastin e transferimit të tij te Juve.

“Respekti nuk fitohet me gola, o kurrizo m**i. Rojet e tua nuk do të të shpëtojnë jetën”, shkruhet në disa mesazhe të vendosura afër stadiumit.

Por, çështja ka shkuar shumë larg, pasi mediat italiane raportojnë se policia ndodhet para shtëpisë së Vlahoviqit duke e ruajtur atë nga huliganët e inatosur, të cilët e kërcënuan me jetë.

Në garë për reprezentuesi serb ishte edhe Arsenali e disa skuadra të tjera./Demokracia.com/

Të ngjashme