Mallorca, klubi i La Ligës spanjolle i ka përvjelur mëngët për të punuar në mënyrë që të sigurojnë shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqit.
Kështu ka raportuar gazeta spanjoll AS e cila thotë se Muriqi është vënë në shënjestrën e Mallorcës, përcjell Demokracia.com.
Mallorca po synon ta sjellë në Spanjë reprezentuesin e Kombëtares së Kosovës në formë huazimi me të drejtë të blerjes.
Sulmuesi 1.94 metra i gjatë nuk po arrin të gjejë një vend në formacionin bazë të Lazio që nga transferimi i tij në verën e vitit të kaluar.
Muriqi metra i gjatë ka kontratë me Lazion deri në vitin 2025.
Me ardhjen e Muriqit, Mallorca shpreson të zbusë mungesën e sulmuesve të tyre këtë sezon.
Për shërbimet e Muriqit janë të interesuara edhe disa skuadra të tjera. /Demokracia.com/