Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka njoftuar se në klinikat COVID në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 158 pacientë, prej tyre 124 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Në njoftimin e SHSKUK-së thuhet se me oksigjeno-terapi janë 50 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë, përcjell Demokracia.com.
Njoftimi i plotë:
ShSKUK: 158 pacientë në trajtim nga Covid-19
Në kuadër të klinikave Covid-19 në QKUK, por edhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 158 pacientë, prej tyre 124 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.
Me oksigjeno-terapi janë 50 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 4 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 48 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 0 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 21 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 11 pacientë
Spitali i Ferizajt, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë /Demokracia.com/