Real Madridi ka arritur të shmang humbjen nga Elche në kuadër të javës së 22-të në La Liga, vetëm falë një rikthimi në minutat e fundit të përballjes.
Ndeshja në “Santiago Bernabeu” u mbyll baras 2-2, me Los Blancos që ndodheshin në disavantazh 0-2 deri në minutën e 82-të.
Fillimisht Boye i dha avantazhin mysafirëve në minutën e 42-të kur realizoi me kokë nga afërsia.
Në pjesën e dytë, “mbretërit” u hodhën në sulm për ta kërkuar barazimin. Megjithatë, ata u befasuan për herë të dytë nga Elche që përmes Millas shënuan edhe golin e dytë.
Liderët e La Ligës nisën të kthehen në lojë në minutën 82-të kur Modriq u tregua i saktë nga penalltia.
Në minutat e mbetura Real Madridi shtoi sulmet ndaj mysafirëve, ndërsa ato sollën frytë në minutën e dytë shesë kur Militao shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat.
Real Madridi ndodhet në vendin e parë me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla.
Elche në anën tjetër ngritet në kuotën e 23 pikëve në vendin e 15-të. /Demokracia.com/