Sport
Gjilani pëson disfatë në miqësore nga skuadra e ruse
Demokracia
17:46 | 23 Janar 2022

Share:

Gjilani ka pësuar humbjen e parë në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antalia të Turqisë.

Skuadra “kuqebardhë” është mposhtur në miqësoren e dytë nga ekipi rus, FK Chayka me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm në këtë takim u regjistrua në minutën e 27-të, kur mesfushori Anton Orlov u gjend bukur në zone dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Kjo ishte sfida e dytë miqësore për Gjilanin në Turqi, pasi të parën e fitoi ndaj ekipit zviceran FC Yvedron.

Nga minuta e parë për Gjilanin startuan: Arion Ymeri, Ylber Kastrati , Oltion Rapa, Franc Veliu, Blend Jakupi, Redon Ismajli, Donjet Shkodra, Edison Kqiku, Elton Calé, Shend Kelmendi, Fiton Hajdari.

Ndërkohë në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistët tjerë si: Enea Koliçi , Tomislav Sorsa, Muhamed Useini, Arbër Prekazi, Armend Halili, Yll Hoxha, Besar Musolli, Albert Dabiqaj, Agustin Torassa, Gerhard Progni , Blerim Krasniqi

Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Gjilanin që krijoi disa raste shënimi, po pa arritur të tund rrjetën kundërshtare.

Gjithsesi përkundër humbjes, ‘Skifterat’ zhvilluan një ndeshje mjaftë të mirë.

Ndeshjen e radhës Gjilani do ta zhvilloj ndaj ekipit nga Kazakistani, Shakhtar Karagandy./Demokracia.com/

Të ngjashme