Sport
S’mjafton goli i Simonovskit, Drita barazon me skuadrën ukrainase në miqësore
Demokracia
17:19 | 23 Janar 2022

Share:

Drita ka barazuar në miqësore me skuadrën ukrainase, Chornomorets Odessan.

Ndeshja e zhvilluar në Antalia të Turqisë u mbyll baras 1:1, raporton Demokracia.com.

Marko Simonovski ishte i pari që hapi serinë e golave në minutën e 30-të për nënkampionen kosovare.

Megjithatë, mysafirët barazuan shifrat katër minuta pa u mbyllur koha e rregullt e takimit nga penalltia.

Drita në vazhdën e përgatitjeve për stinorin pranveror po aranzhon ndeshje kontrolluese. /Demokracia.com/

Të ngjashme