Sport
Elche avancon në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit pas pjesës së parë
Demokracia
17:06 | 23 Janar 2022

Share:

Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen ndërmjet Real Madridit dhe Elches në La Liga.

Mysafirët janë duke udhëhequr 0-1 pas 45 minutave në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi, Boye ishte heroi i Elches në fraksionin e parë kur realizoi golin e vetëm dy minuta pa përfunduar koha e rregullt.

Në fakt, madrilenët kishin mundësi dhjetë minuta më parë të kalonin në avantazh, por sulmuesi Benzema dështoi të shënonte nga penalltia.

“Los Blancos” ishin dominues në të gjitha aspektet e lojës, por kjo nuk ju mjaftoi atyre të jenë më afër fitores. /Demokracia.com/

Të ngjashme