Sport
Prishtina bën “bum” prezanton sulmuesin ganez
Demokracia
20:12 | 22 Janar 2022

Share:

Pas Bujar Pllanës, Agim Zekës dhe Drilon Cenajt, futbollisti i radhës që i bashkohet FC Prishtinës në afatin kalimtar të janarit është Sadam Sulley.

25-vjeçari nga Gana aktivizohet si sulmues, shkruan Demokracia.com.

Ai vjen nga skuadra sllovake FK Senica derisa më parë ka bërë karrierë edhe në Zemplin Michalovce, Slovakia MFK, Austria SV Ried dhe Legia Warsaw.

Shtatlarti Sulley, i cili ka firmosur për 18 muaj me Prishtinën e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

“Isha kontaktuar nga një agjent javë më parë dhe ai më tregoi mua rreth Prishtinës, andaj unë e diskutova me gruan time dhe bëra një hulumtim rreth klubit dhe qytetit. Ne i duam ambiciet dhe përcaktimet e klubit dhe sukseset e arritura nga Prishtina vitin e kaluar tregojnë se çfarë synon klubi”, ka thënë Sulley duke shtuar.

“Kam dëgjuar për Kosovën, por nuk e kam vizituar dhe për Prishtinën kam pasur njohuri pasi ishin pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve”, ka vlerësuar ndër të tjera sulmuesi ganez. /Demokraca.com

Të ngjashme