Lazio do të presë mbrëmjen e sotme Atalantën dhe kërkon tre pikët për t’u afruar më shumë me zonën europiane dhe për të mos humbur më shumë terren.
Lazio po kalon një formë të mirë ku ka arritur të fitojë dy ndeshjet e fundit në kampionat dhe në kupë dhe tani po kërkon të tretën radhazi. Fitorja e mundshme e djemve të Sarrit do t’i çonte ata përkohësisht në vendin e 6-të ku do të afrohej më shumë në zonën “Champions”.
Atalanta ndërkohë vjen pas një barazim pa gola me kampionët në fuqi. Gasperini do të kërkojë fitoren njësojë si rivali i tij, por mungesat e shumta mund ta penalizojnë ekipin nga Bergamo.
Në fushë do të jenë gjithashtu dhe dy shqiptarë. Strakosha dhe Hysaj janë titullarë për Lazion, ndërsa Berat Gjimshiti do ta nisë nga stoli për Atalantën.