Sport
Ish-futbollisti i Argjentinës akuzohet për vrasje
Demokracia
12:48 | 28 Shkurt 2021

Share:

Ish-portieri i kombëtares argjentinase në futbollit, Pablo Cavaliero, dyshohet për vrasje nga pakujdesia, transmeton Demokracia.com.

Ai ishte pjesëmarrës në një aksident automobilistik dhe me atë rast, Juan Rivero 57-vjeçar, humbi jetën.

Cavaliero dyshohet për vrasje derisa makina e tij u sekuestrua deri të kryhej një hetim i hollësishëm.

Sipas informacionit nga Argjentina, Cavaliero po kthehej nga ndeshja Argentinos Juniors – Velez (2: 0). Gjatë rrugës për në shtëpi, afër vendit Echeveri, ndodhi një aksident në të cilin një person ndërroi jetë derisa portieri kaloi pa lëndime serioze.

Pablo Cavaliero (46) aktualisht është drejtori sportiv i Velez nga Sarsfield, dhe ai ka ndërtuar një karrierë të pasur në Amerikën e Jugut dhe Europë. Ai u rrit në radhët e Velez, veshi fanellën e Union Santa Fea dhe në Spanjë mbrojti për Espanyol, Celta dhe Levante. Ai e përfundoi karrierën e tij në Uruguai, duke veshur fanellën e Penarolit të famshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme