Manchester Unitedi ka marrë një fitore me shumë mund në “Old Trafford” duke e mposhtur West Hamin me rezultat 1:0, shkruan Demokracia.com.
Ka qenë Marcus Rashford që ka shënuar në minutën e 90+3′ për t’i dhënë tri pikë të mëdha djajve.
Pas kësaj fitoreje Manchester Unitedi, ngjitet në pozitën e katërt në tabelë 38 pikë, duke e rrëzuar për një pozitë West Hamin që tash ka 37 në pozitën e pestë. /Demokracia.com