Sport
Ferizaj zhvendoset në bregdetin shqiptar, nis stërvitjet
Demokracia
16:33 | 22 Janar 2022

Share:

Sot skuadra e Ferizajt është zhvendosur në qytetin e bukur të Durrësit, për të vijuar fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërsa ritmi i stërvitjeve do të rritet gjatë ditëve në vazhdim, që të jenë sa më të përgatitur për stinorin pranveror.

Në dispozicion të trajnerit Arbnor Morina janë të gjithë futbollistët, gjatë qëndrimit në Durrës, do të zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese, për kundërshtarët do të ju mbajmë të informuar.  /Demoracia.com

Të ngjashme