Sport
Skuadra e Bundesligës sikur ato kosovare, ndryshon trajnerin e pestë brenda sezonit
Demokracia
12:37 | 28 Shkurt 2021

Share:

Në Superligën e Kosovës në futboll kemi parë raste kur klubet shpesh ndryshojnë trajnerët, por kjo dukuri nuk duket shumë edhe në klubet evropiane, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, klubi i Bundesligës Schalke 04 ka nisur t’i ngjasojë klubeve të Ballkanit.

Schalke po përjeton një ndër sezonet më të dobët të historisë, ku pas 23 ndeshjesh numëron vetëm 9 pikë dhe renditet në vendin e fundit të klasifikimit.

Ditën e sotme, klubi zyrtarizoi shkarkimin e trajnerit, drejtorit sportiv dhe 2 pjesëtarëve të tjerë të stafit.

Pas shkarkimit të ish-trajnerit Gross, ekipin pritet ta marrë në drejtim Peter Knabel, i cili do të jetë trajneri i pestë për këtë sezon te Schalke 04. Vërtet një situatë qesharake, 5 trajnerë brenda 1 sezoni. /Demokracia.com

Të ngjashme