Sport
Prishtina prezanon një tjetër përforcim, vjen nga  Bosnja e Hercegovica
Demokracia
19:51 | 21 Janar 2022

Share:

FC Prishtina ka prezantuar sot një prurje të re.

Bëhet fjalë për talentin 24-vjeçar, Drilon Cenaj.

Ardhja e tij tek bardhekaltrit po cilësohte si një perurje bukur e rëndësishme.

Njoftimi i FC Prishtinës:

Në moshën 1-vjeçare, Drilon Cenaj u largua nga Kosova së bashku me familjen e tij për në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës.

Ai kthehet në vendlindje në moshën 24-vjeçare për ta vazhduar karrierën si futbollist te klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.

Cenaj është zhvilluar si futbollist në Bosnje me ç’rast e ka nisur karrierën te FK Sarajevo.

Cenaj që aktivizohet si mesfushor qëndror, si junior është transferuar te Chievo Verona në Itali teksa më pas i’u bashkua ekipit të parë të Salernitanës në Apenine.

Driloni ka luajtur edhe për CS Pandurii Targu Jiu (Rumani), Celic Zenica (B. Hercegovinë), Nyíregyhaza dhe Szentlorinc SE në Hungari para se t’i bashkohet Prishtinës.

Me t’u prezantuar te Prishtina, Cenaj e ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit.

?????? ?? ????????? – Prishtina është klubi më i madh në Kosovë dhe është kënaqësi që jam bërë pjesë e saj. Në ekip më kanë pritur shumë mirë si bashkëlojtarët ashtu edhe stafi. I falëndëroj të gjithë për pritjen. Atmosfera është shumë e mirë.

????- Stërvitjet janë duke shkuar shumë mirë dhe jemi duke punuar shumë mirë. Përgatitjet janë shumë të mira dhe mendoj se me këtë ritëm dhe punë do të jemi shumë lart.

??????? – Synimet e Prishtinës janë për pjesën lart në tabelë. Ka shumë cilësi në ekip dhe do të provoj që ta ndihmoj sa më shumë ekipin. /Demokracia.com

Të ngjashme