Si kurrë më parë sivjet Serie A duket të jetë tejet interesante, shkruan Demokracia.com.
Lufta për titull vetëm sa po bëhet më interesante. Hapi flas i Juventusit mbrëmë, i jep rast dy skuadrave Inter e Milan të shkëputen në vendin e parë dhe të dytë.
Gjithsesi, sonte Serie A vjen me një ndeshje të jashtëzakonshme ku përballen Roma e Milan. Skuadra e Romës ka mbetur paska mbrapa sa i përket luftës për titull, por po lufton për një vend në zonën Champions.
Në anën tjetër Milani nuk guxon të humbas sonte ndryshe e komplikon luftën për titull. Kjo ndeshje nis nga ora 20:45.
Për dallim nga Milan, Interi ka punë pak më të lehtë pasi në fushën e vetë ballafaqohet me Genoan dhe një fitore e mundshme do të bënte që ajo të shkëputet me 10 pikë ndaj Juventusit dhe praktikisht mund ta largonte nga gara për titull.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com