Sport
Ballkani poshtëron skuadrën hungareze, mposht me rezultat 6:1
Demokracia
15:21 | 21 Janar 2022

Share:

Ballkani ka përfunduar me sukses miqësoren e parë në Turqi, të cilën e zhvilloi sot.

Skuadra nga Suhareka ka mposhtur skuadrën e ligës së parë hungareze, Nyiregyhaza, me rezultat të thellë 6-1.

Golat për skuadrën kosovare i shënuan, Baftiu, Korenica, Rrahmani x2, Berisha dhe Bytyqi. Kjo është ndeshja e parë e Ballkanit nën drejtimin e trajnerit të sapoardhur nga Shqipëria, Ilir Daja.

Suharekasit janë të vendosur në Antalya, ku po zhvillojnë fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror në elitën e futbollit kosovar. /Demokracia.com

Të ngjashme