70 përqind e klubeve të Superligës së Kosovës janë në Antalia të Turqisë ku po e zhvillojnë fazën e fundit të përgatitjeve.
Kjo tregon qartë për seriozitetin e madh të klubeve tona dhe detyrimisht na bën të besojmë se pranvera do të jetë tejet interesante dhe joshëse, shkruan Demokracia.com.
Dukagjini, Malisheva, Llapi e Prishtina janë ato që kanë bërë më së shumti lëvizje gjatë janarit pork jo aspak nuk e zbehë cilësinë e madhe që posedojnë Gjilani, Drita dhe Ballkani që edhe cilësohen si rivalët më të mëdhenj për titull.
Ish-futbollisti i njohur, tash trajner Genc Sermaxhaj në një analizë bërë klubeve në bazë të lëvizjeve që kanë bërë gjatë janarit, ka thënë se e pret një pranverë të nxehtë, por e pranon se Prishtina e Llapi janë larg titullit të kampionit.
“Deri me tani përveç Prishtinës, Llapit, Dukagjinit e Malishevës, që kanë bërë lëvizje të mjaftueshme, të tjerat kanë bërë më pak ose hiq lëvizje.
Kjo ngase ekipet si Gjilani, Drita e Ballkani janë më stabile me fondin dhe rezultatet e kësaj pjese të parë të kampionatit dhe nuk kanë nevojë për ndryshime, sepse nganjëherë ndryshimet mund të mos sjellin rehati e rezultat në vazhdim. Prandaj tri ekipet e para po iu besojnë lojtarëve dhe ideve të tyre të lojës që kanë dhe nuk duan shumë ndryshime”, ka thënë Sermaxhaj për Demokracia.com.
“Prishtina ka pasur nevojë të domosdoshme për ndryshime dhe këtë e ka vërejtur trajneri aktual, por sa do të jenë të qëlluara jam skeptik. Ngase përveçqë ka mbetur pak mbrapa, edhe këto ndryshime mund të mos sjellin ndonjë gjë shumë të madhe. Ndoshta Prishtina, po kërkon të kap Evropën e më pastaj të përgatis një ekip te re për sezonin e ri”, vlerësojë Sermaxhaj duke thënë se edhe Llapi pavarësisht se ka ofruar ndryshime, do ta ketë shumë të vështirë vendin e parë.
“Ngjashëm si Prishtina ka vepruar edhe Llapi, por kjo ka ofruar lojtarë të rinj për planin e saj për të ardhmen. Ideja e shitjes se ndonjë lojtari në vende tjera, nëse lojtarët shpërthejnë në sezonin pranveror. Poashtu edhe Llapi kërkon të kap Evropën varësish se si ju ecën rezultatet në ndeshjet e para.
Por Prishtina e Llapi me aq sa kemi parë në ndeshjet e vjeshtës, nuk janë të denja për titull para Gjilanit, Dritës e Ballkanit. Këto janë më stabile dhe me nivel më të lartë të përgjithshëm”, ka përfunduar Sermaxhaj.
Më poshtë mund ta shihni tabelën përfundimtare të stinorit vjeshtor: