Presidenti i Trepçës ’89 Abedin Zeka, nuk e ka pritur aspak mirë humbjen e sotme ndaj Prishtinës, derisa ka pasur akuza të mëdha në adresë të gjyqtarëve, shkruan Demokracia.com.
Numri një i Trepçës ’89 ka akuzuar edhe FFK-në se duke deleguar gjyqtarë të tillë po i prish klubet ndërmjet vete.
“Qëllimi i FFK-së është me na prishtë neve klubeve mes vete. Kishte dërguar gjyqtarë të tillë vetëm me prishë ndeshjen. Goli i dytë i Prishtinës ka qenë faull. Gjatë pjesës së parë ka qenë edhe një karton i kuq, por që s’u dha. Ne s’jemi Barcelonë me i mposht ekipet me gjyqtarë. Lojtarët ishin tejet të dëshpëruar, mezi i kam pajtuar sot”, ka thënë Zeka për Indeksonline.
Me këtë humbje, Trepca’89 mbetët në pozitën e pestë me 28 pikë, kurse Prishtina ngritët në pozitën e dytë me 44 pikë. /Demokracia.com