Sport
Werner befason: Nuk e di pse tifozët po më mbështesin ende
Demokracia
17:27 | 19 Janar 2022

Share:

Timo Werner ka bërë një pohim të çuditshëm gjatë një interviste të dhënë për  Premier League Productions.

“Ndonjëherë nuk e di pse tifozët po më mbështesin kaq shumë sepse, edhe pse dua të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur, shpesh bëj shumë gabime”, ka thënë sulmuesi i Werner.

“Duhet të jem i ndershëm në këtë aspekt. Gjithsesi, mendoj se është shumë argëtuese të luash para tifozëve të Chelsea-t dhe, kur të mbështesin si më mbështesin mua, kjo më bën akoma më të fortë veçanërisht kur humb raste ose kur kam momente të vështira”.

Të ngjashme