Sport
Dellova i kundërpërgjigjet Trepçës ’89: Nuk provokova, thjesht festova se isha shumë i lumtur
Demokracia
17:55 | 27 Shkurt 2021

Share:

Trepça ’89 e Prishtina, sot kanë zhvilluar një ndeshje shumë rivalizuese në “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku në fund triumfues doli skuadra bardhekaltër, shkruan Demokracia.com.

Gjithsesi, fundi i ndeshje solli pak tension, kjo pasi kryesi e Trepçës ’89 u ndje e provokuar nga lojtari i Prishtinës, Lumbardh Dellova.

Mbrojtësi bardhekaltër për faqen zyrtare të klubit kryeqyetas ka thënë se nuk ka provokuar askënd dhe se thjesht ka qenë i lumtur me golin dhe fitoren e arritur.

“Nuk kam pasur asgjë me askënd e aq më pak me ndonjë anëtar të kryesisë së Trepçës ’89. Pas ndeshjes kam shkuar në zhveshtore duke festuar edhe nuk kam provokuar askënd. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe golin tim të parë me fanellën e Prishtinës. Shpresoj të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjet në vazhdim”, është shprehur Dellova. /Demokracia.com

Të ngjashme