Ylli i Kombëtares së Kosovës, Bersant Celina do të jetë titullar në sfidën që sot skuadra e tij e zhvillon ndaj PSG-së nw kampionatin francez, shkruan Demokracia.com.
Dijon që është në pozitën e fundit në tabelë e ka pothuaj të pamundshme sot t’u kundërvihet yjeve të PSG-së, megjithatë, futbolli shpesh di edhe të sjellë befasi.
Gjithsesi, tashmë gjithçka duket gati për këtë ndeshje që nis nga ora 17:00 dhe të dyja skuadrat kanë prezantuar formacionet zyrtare të cilat mund t’i gjeni më poshtë. /Demokarcia.com