Ndihmëstrajneri i FC Prishtinës, Debatik Curri është deklaruar pas fitores së sotme ndaj Trepçës ’89 me rezultat 1:2, e cila tash e fut shumë seriozisht në luftë për titull skuadrën bardhekaltër.
Pas ndeshjes kryetrajneri Zekirija Ramadani nuk u prononcua, por në vend të tij doli ndihmësi Debatik Curri.
“Kemi ardhur për fitore. E kemi ditur se do të jetë vështirë ndaj Trepçës ’89”, ka thënë Curri në “Art Sport”.
“Ishim paksa të lodhur, por ia dolëm. Tani le të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, shtoi ai. /Demokracia.com