Sport
Shpëtim Idrizi fajëson gjyqtarët për humbjen ndaj Prishtinës
Demokracia
15:24 | 27 Shkurt 2021

Share:

Trepça ’89 ka pësuar një humbje të dhimbshme sot ndaj Prishtinës me një gol të pranuar në minutën e 6 të lojës shtesë, shkruan Demokracia.com.

Kjo ka bërë që tabori mitrovicas të mos pajtohet lehtë më këtë disfatë, derisa trajneri i Trepçës ’89 për “Art Sport” ka thënë se u dënuan nga gjyqtari e jo nga Prishtina

“U dënuam nga gjyqtari, jo nga FC Prishtina. Ai ndikoi direkt në rezultat. Gjyqtari erdhi me synim të qartë këtu dhe ndikoi në rezultat. Unë jam i kënaqur me punën e futbollistëve dhe i vlerësoj për paraqitjen e sotme”, ka thënë Shpëtim Idrizi. /Demokracia.com

Të ngjashme