Kanë përfunduar 45 minutat e pjesës së parë të ndeshjes Trepça ’89 – Prishtina, që po zhvillohet në “Riza Lushta”, shkruan Demokracia.com.
“Minatorët” dhe bardhekaltrit po ballafaqohen ndërmjet vete në kuadër të javës së 22-të të Superligës. Ashtu siç është paralajmëruar ndeshja është bukur e fortë dhe e rivalizuar në fushë e këtë e dëshmon edhe rezultati ku pas pjesës së parë rrjetat mbetën të paprekura.
Prishtina ka qenë më e mirë në fraksionin e parë dhe më shpesh i është afruar golit, por pa gjetur rrugën e rrjetës derisa vendasit me kundërsulme disa herë kanë rrezikuar.
Mbetet të shihet sesi do të kalojë periudha e dytë e cila pritet të jetë edhe më e fortë. /Demokracia.com