Sport
Superliga e Kosovës: Nxehtë në “Riza Lushta”, ballafaqohen rivalët e vjetër Trepça ’89 – Prishtina
Demokracia
10:43 | 27 Shkurt 2021

Share:

Java e 22-të e Superligës së Kosovës në futboll hapet sot me një superndeshje që zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

Trepça ’89 që po lufton për mbijetesë e pret Prishtinën që po lufton për titull të kampionit dhe pikët janë tejet të nevojshme për të dyja skuadrat.

Të dy ekipet po kalojnë formë të mirë dhe me të drejtë kërkojë vazhdimësi. Trepça ’89 hyn në këtë ndeshje pas fitores 1:0 ndaj Llapit si vendas, kurse FC Prishtina pas fitores së madhe 2:0 ndaj Dritës.

Kjo është ndeshja e vetme e ditës së sotme dhe nis nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme