Kampionati anglez saktësisht Premierliga, duket se është zgjidhur sa i përket dilemës për titull dhe vetëm ndonjë mrekulli do të bënte që Manchester City mos ta fitonte atë, shkruan Demokracia.com.
“Qytetarët” tash kryesojnë me plot 10 pikë dallim nga vendi i dytë që e mban Manchester Unitedi. Por, përkundër kësaj Premier League ka shumë arsye për t’u ndjekur pasi ende shumë dilema tjetra kanë mbetur për të zgjidhur.
Sot hapet xhiroja e 26-të e ku vëmendja do të jetë te takimi Manchester City – West Ham, që do të nisë në orën 13:30.
Vështirë që “Hammers” të ndalin vrullin e ekipit të Pep Guardiolës, që duket se nuk do të ketë rivalë për titullin kampion.
Në program sot janë edhe tri ndeshje tjera, derisa takimet joshëse pritet të luhen nesër e sidomos sfida Chelsea- Manchester United. /Demokracia.com