Barcelona pas fitores bindëse në mesjavë ndaj Cadiz, sonte rikthehet në fushë për një sfidë tjetër, por këtë herë shumë më të vështirë, shkruan Demokracia.com.
Kataluanasit do të ndeshen me Sevillan një rival shumë i fortë i cili po kalon formë të mirë në ndeshjet e fundit.
Kjo përballje luhet në stadiumi “Ramon Sanchez Pizjuan” nga ora 16:15 dhe i takon javës së 25-të.
Barça ka shumë arsye për të fituar në këtë takim, si për hakmarrje për disfatën e fundit të pësuara nag Sevilla, por veçanërisht për renditjen, pasi lufta për titull ende është e hapur.
Një tjetër ndeshje interesantë është ajo që nis nga ora 21:00, ku do të zhvillohet Getafe – Valencia.
Më poshtë mund t’i gjeni komplet çiftet e sfidave të sotme. /Demokracia.com