Sport
Flet kapiteni i Prishtinës para ndeshjes me Trepçën ’89: Ende nuk kemi arritur asgjë
Demokracia
18:05 | 26 Shkurt 2021

Share:

Prishtina po kalon nëpër një formë shumë të mirë, derisa e ka nisur furishëm stinorin pranveror duke i shënuar tre fitore radhazi në Superligë, gjë kjo që e ka futur seriozisht në luftë për titull, shkruan Demokracia.com.

Prishtina nesër do të ketë një udhëtim të vështirë në Mitrovicë ku do të ndeshet me rivalin e vjetër Trepçës ’89.

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku ka dashur ta mbajë të karikuar skuadrën duke thënë se ende asgjë nuk kanë arritur dhe se duhet shumë punë për të prekur objektivin.

“Nesër na pret ndeshje e fortë dhe normalisht duhet pasur kujdes maksimal, sepse njëjtë si ne edhe Trepça ’89 po kalon në formë të mirë. Duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitur të vazhdojmë kështu si jemi, sepse tek e fundit ende s’kemi bërë asgjë vetëm sa e kemi zvogëluar diferencën e pikëve. Shpresojë shumë që do të vazhdojmë me fitore edhe nga ky takim”, ka thënë kapiteni, Lorik Boshnjaku për faqen zyrtare të klubit.

Trepça ’89 e Prishtina do të ndeshen nesër në stadiumin “Riza Lushta” duke filluar nga ora 13:00. /Demokracia.com

Të ngjashme