Sport
Drenica dy ndeshje pa trajner, Devolli ndëshkohet nga FFK-ja
Demokracia
17:26 | 26 Shkurt 2021

Share:

Bledar Devolli nuk do ta drejtojë skuadrën e Drenicës në dy ndeshjet e radhës, shkruan Demokracia.com.

Devolli është dënuar me dy ndeshje mosfunksionim të detyrës së trajnerit pas incidentit që kishte shkaktuar në sfidën e javës së 20-të kundër Besës, e mbyllur me rezultat të barabartë 0:0.

Lajmin e ka dhënë Federata e Futbollit e Kosovës.

Bledar Devolli; kryetrajner i KF “Drenica“ Skenderaj me nr ID 009906M78, në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen të javës së 20-të të Superligës të Kosovës, Drenica – Besa, e zhvilluar në terrenin me bar sintetik në Drenas me 20.02.2021; Raportet zyrtare (pas përfundimit të ndeshjes edhe pse ishte nën masën disiplinore të shqiptuar, hyn në fushë dhe i frustruar nga rezultati i ndeshjes ofendon dhe tenton të konfrontohet me zyrtarët dhe lojtarët e skuadrës mysafire, me të njëjtat sjellje vazhdon edhe në lokalet zyrtare, duke fyer zyrtarët e FC “Besa“). Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D;

DENOHET me ndalesë në ushtrimin e funksionit të trajnerit në klub për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FF-së. /Demokracia.com

Të ngjashme