Sport
Mori karton të kuq kundër Drenicës, Disiplinori e dënon Besmir Bojkun
Demokracia
17:19 | 26 Shkurt 2021

Share:

Mesfushori i Feronikelit, Besmir Bojku nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës për dy ndeshjet e  radhës, shkruan Demokracia.com.

Bojku u dënua me dy ndeshje nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, pas kartonit të kuq që mori në sfidën Feronikeli – Drenica (1:3).

“Vendim:

-ndaj futbollistit të KF “ Feronikeli “ , Besmir Bojku me nr fanelle 10 dhe me nr ID 015417M95 . Ndërhyrje e palejuar si lojtar i fundit duke parandaluar mundësinë e shënimit të golit, nga gjyqtari kryesor ndëshkohet me karton të kuq. Sipas raporteve të zyrtareve të ndeshjes Feronikeli – Drenica.Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore;

DENOHET me ndalesë lojë për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së. Demokracia.com

Të ngjashme