Bashkimi Kombëtar del të ketë qenë të ketë qenë vetëm një kauzë më shumë për të ardhur në pushtet dhe jo prioritet siç ishte për Lëvizjen Vetëvendosje në opozitë.
Sonte kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u pyet rreth bashkimit më Shqipërinë. Nga qëndrimi i tij lë të nënkuptohet se LVV sikur është tërhequr nga kjo kauzë, transmeton Demokracia.com.
Konjfuca thotë se VV ka një koncept afatgjatë për të arritur tek bashkimi kombëtar si dhe ka thënë se ai është një destinim historik. Ai po ashtu ka shtuar se opsioni i federatës është njëra prej mundësive.
“Për bashkim kombëtar VV ka pasur një koncept afatgjatë. Jam marrë me mendimtarë dhe e kam shpjeguar me argumente. Mendoj se njëra prej fazave që ndodhet shteti i Kosovës është konsolidimi i sovranitetit dhe shtetndërtimit. Dhe mendoj se ky proces është fazë drejt forcimit kombëtar. Çlirimi i ka marrë disa vite ndërsa edhe pavarësia ashtu. 14 vite i kemi prej pavarësisë. Tash jemi në kohën kur Pako e Ahtisarit është frymë e Kushtetutës. Plani ishte parë edhe nga ndërkombëtarët si zgjidhje afatshkurtër. Ishte menduar se për dy mandate do të vlejë Pakoja e Ahtisarit dhe pastaj kur të pjekët si shtet të kalojë në fazën tjetër. Bashkimi kombëtar është destinim historik. Nuk e përjashtoj mundësinë që fillimisht të jetë funksionimi drejt një federate”, tha ai në Pressing.
E vet Albin Kurti për këtë kauzë po flet gjithnjë e më rrallë dhe atë vetëm në ndonjë mbledhi të partisë së tij.