Lajme
Për 24 orë Policia e Kosovës, sekuestron 5 armë zjarri dhe 5 thika në Prishtinë
Demokracia
21:31 | 12 Janar 2022

Share:

Gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 thika.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Demokracia.com.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika).

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës./Demokracia.com/

Të ngjashme