Lajme
Austria zgjatë masat e izolimit deri më 7 shkurt
Demokracia
13:32 | 17 Janar 2021

Share:

Austria i ka zgjatur masat e izolimit deri më 7 shkurt. Kjo vendim është marrë në përpjekje për ta frenuar përhapjen e koronavirusit, teksa autoritetet kanë frikë se mund të ketë rritje të rasteve për shkak të varianteve të reja të virusit, që janë më ngjitës, përcjell demokracia.com.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz tha se masat për mbajtje të distancës do të ashpërsohen dhe qytetarët nga tash obligohen të mbajnë distancë fizike prej dy metrash, e jo një metër sic ka qenë më herët. Ata po ashtu duhet të mbajnë maska mbrojtëse kur përdorin transportin publik dhe kur hyjnë në dyqane dhe nuk mund të përdorin më maska të tekstilit.

Austria kishte vendosur masën e izolimit nga 26 dhjetori i vitit të kaluar dhe ishte paraparë që kjo masë të mbetej në fuqi deri më 24 janar.

Kurz tha se Austria duhet ta ulë nivelin në 50 raste në 100,000 banorë, gjatë shtatë ditëve të ardhshme. Aktualisht, Austria ka 131 raste për 100,000 banorë.

Kancelari austriak po ashtu deklaroi se rihapja e dyqaneve, e shkollave dhe shërbimeve të tjera, të tilla si sallonet e floktarisë do të ndodhë më 8 shkurt. Ai shtoi se rihapja e restoranteve dhe hoteleve nuk do të ndodhë gjatë muajit të ardhshëm.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që prej fillimit të pandemisë, Austria ka regjistruar mbi 393,000 raste me koronavirus. Prej tyre, mbi 7,000 pacientë kanë vdekur.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2025