Ajrola Demiri është njëra prej banoreve që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip, që nga dita e parë.
Ajo është nënë e tre fëmijëve, të cilët nuk i ka parë për më shumë se tre muaj.
Por, për po kaq kohë nuk e ka parë as nënën e saj, nga e cila u vizitua sonte.
E ëma e quajti të bijën heroinë, sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve.
“Shumë nëna do të dëshironin të ishin si ti. Ti je një nënë heroinë. Ti po i rrit ata me të gjitha kushtet, duke sakrifikuar e punuar pa u ndalur”, u shpreh nëna e Arjolës.