Sport
Futbollisti i Kombëtares shqiptare: Jam i vetmi shqiptar që nuk e ha fasulen
Demokracia
10:12 | 26 Shkurt 2021

Share:

Mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare po kalon një formë mjaft të mirë në kampionatin spanjolle saktësisht në Ligën e Dytë te skadra Espanyol.

Futbollisti kuqezi, iu bashkua katalanasve në fillim të sezonit, teksa ka arritur të shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm të këtij ekipi.

Në një intervistë për kanalin zyrtar të Espanyolit mes disa pyetjeve të shkurtra, klubi i tregon tifozëve edhe disa anë të tjera të Keidi Bares dhe sekrete që nuk njiheshin më parë.

Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit, teksa mes përgjigjeve të dhëna dallon edhe pjata tipike shqiptare, fasulet, duke thënë se është i vetmi shqiptar që nuk e ha (qesh).

“Nofka “pitbull” – “Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, u shpreh fillimisht mesfushori.

Si është Keidi Bare? “Është një anë tjetër e imja që ju nuk e njihni, jam pak person pak i frikësuar”.

Shqipëria dhe fasulet – Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

E dashurojnë futbollin në Shqipëri? “Po në Shqipëri e dashurojnë shumë futbollin, sidomos Kombëtaren”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realizuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij  Fernando Torres. /Demokracia.com

 

Të ngjashme