Eurovsion publikon fotografitë e Anxhela Peristerit me veshje kombëtare
Eurovision do të mbahet më 18, 20 dhe 22 maj, në qytetin e Roterdamit, dhe 41 shtete do të marrin pjesë shkruan Demokracia.com.
Kënga e Anxhela Peristerit, “Karma” është përzgjedhur për të prezantuar Shqipërinë në festivalin evropian të këngës.
Anxhela për të prezantuar sa më mirë vendin e saj, ka realizuar disa fotografi me veshje kombëtare.
Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram ka publikuar këto fotografi të këngëtares.
“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, teksa u bën dedikime shqiptarëve në gjithë botën”, kanë shkruar ata në mbishkrimin e fotografisë.
Fotoja është pëlqyer shumë dhe ka marrë komente nga shumë persona të cilët shkruanin se ky është qëllimi i “Eurovision”-it, të promovojë vlerat kombëtare të secilit shtet. /Demokracia.com/
https://www.instagram.com/p/CLtxepBLnsm/?utm_source=ig_web_copy_link