Emisari special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë edhe një tjetër reagim ndërsa përmend rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.
Kjo pas reagimeve të shumta që pasuan drejt tij, lidhur me paraqitjen e tij në një intervistë, ku prapa tij figuronte një hartë, e cila e bënte Kosovën pjesë të Serbisë.
”Dhe sot është një shembull pse Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”, shkruan Lajçak në llogarin e tij në Twitter, përcjell Demokracia.com
And today is an example why the Dialogue to normalize relations between Kosovo and Serbia is so important. So that similar issues will no longer cause misunderstandings.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 25, 2021