Milani ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Crvena Zvezdes në “San Siro” por që i ka mjaftuar për t’u kualifikuar tutje në Ligën e Europës, shkruan Demokracia.com.
Skuadra italiane kishte barazuar edhe në Beograd por me rezultat 2:2, dhe fal një goli më shumë në fushën mysafire eci tutje.
Kualifikimin pa shumë problem e ka siguruar edhe Manchester Unitedi që e eliminoi Real Sociedadin.
Befasia më e madhe ishte eliminimi i Leicesterit në shtëpi të vetë nga Sllavia e Pragës. Skuadra angleze u mposht me rezultat 0:2 për t’i dhënë kështu fund aventurës në garat ndërkombëtare.
Më poshtë mund t’i gjeni komplet rezultatet e mbrumes së sotme. /Demokracia.com