Sport
“Shpërthen” Ismet Munishi: Mjaft më me etiketime si “trajnerët nga Shqipëria”, po bëhet ndarje
Demokracia
22:50 | 25 Shkurt 2021

Share:

Futbolli kosovar si kurrë më parë sivjet është tejet interesant dhe joshës, kjo edhe për shkak të investimeve të mëdha që janë bërë, shkruan Demokracia.com.

Ajo që e bënë më të veçantë këtë edicion janë edhe trajnerët e huajë, e me theks të veçantë ata nga Shqipëria.

Mirëpo, mungesa e rezultateve kohëve të fundit ka bërë që sulmi ndaj tyre të jetë bukur i madh, duke i etiketuar si “trajnerët nga Shqipëria”.

Ndaj kësaj dukurie ka reaguar edhe Ismet Munishi, duke thënë se secili trajner ka emër e mbiemër dhe nëse ka kritika duhet sulmuar më emër e jo të etiketohen kështu si “trajnerët nga Shqipëria” pasi po bëhet një lloj përçarje.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Ismet Munishit:

Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit .

Mund të jet nga India,  Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia etj.

Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj.

Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri.

Per  Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë  e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve .

Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka.

Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria .

Stop termit trener nga Shqipëria

,, treneri ka emer,, /Demokracia.com

Të ngjashme